Lajme

Takohen dy komandantët e Ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës: Bashkëpunimi mes ushtrive tona është prioritet strategjik kombëtar

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Gjenerallejtënant Arben Kingji.

Fillimisht, Gjeneral Jashari e falënderoi Gjeneral Kingjin për lidershipin e tij në udhëheqjen e FARSH-it, si dhe për mbështetjen dhe përkrahjen vëllazërore ndaj FSK-së.

Po ashtu, u diskutuan zhvillimet aktuale në fushën e sigurisë dhe roli i FSK-së në garantimin e sigurisë së Kosovës, si një kontribuues i rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit rajonal.

Lexo më shumë  Reforma territoriale/ Banorët e Pirgut dhe Vreshtasit kundër bashkimit me Korçën

Gjatë takimit, të dy gjeneralët vlerësuan lart progresin e FSK-së në fushën e zhvillimit dhe modernizimit, si dhe performancën e trupave tona në ndërveprueshmëri gjatë aktiviteteve shumëkombëshe.

Njëkohësisht, u theksua rëndësia e mbështetjes së FARSH-it për zhvillimin e mëtejmë të FSK-së, veçanërisht në fushat e arsimimit, stërvitjes dhe shkëmbimit të përvojave, duke avancuar edhe më tej bashkëpunimin dypalësh.

Në përmbyllje të takimit, gjeneralët ritheksuan se thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës mbetet një prioritet strategjik kombëtar.

Lexo më shumë  Vetëvendosje kërkon hetime për legalizimet në Prishtinë

Në këtë kontekst, forcimi i kapaciteteve mbrojtëse u vlerësua si thelbësor për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit rajonal.

Rruga Press

YouTube player