Lajme

Takohen Atiqi dhe Hetemi, diskutojnë për projektet që do t`i realizojnë në vitin 2024

Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka bërë të ditur se ka pritur sot në vizitë kryetarin e Komunës së Leposaviqit Lulzim Hetemi.

Atiq, në një postim në Facebook, ka thënë se me Hetemin folën për punët e realizuara në komunën e Mitrovicës Veriore dhe për projektet që do t’i realizojë në vitin që po vjen dhe çështje tjera me interes për qytetarët e të dyja komunave.

“Kisha kënaqësinë e veçantë që sot ta pres për vizitë, Kryetarin e Komunës së Leposaviqit z. Lulzim Hetemi. Diskutuam për punët e realizuara në komunën e Mitrovicës Veriore dhe për projektet që do t’i realizojmë në vitin që po vjen. Zhvilluam diskutime për çështje me interes për qytetarët e të dyja komunave. Kryetarin Hetemi, e urova për angazhimin e tij në realizimin e projekteve për qytetarët e komunës së Leposaviqit”, ka shkruar Atiq.

Lexo më shumë  Rastet e dhunës dhe intimidimit nga politika - Gazetarët protestojnë para Kuvendit të Shqipërisë

Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka dalë nga objekti i komunës. Ai sot është parë në sheshin e Mitrovicës gjatë së enjtes. RTK mëson se kryetari Hetemi ka vizituar familjen e tij në Mitrovicë.

Hetemi ka qëndruar në objektin e komunës që nga 29 maji, kur nën përcjelljen e Policisë së Kosovës ishte vendosur aty pasi e kishte fituar mandatin në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore, e të cilat u bojkotuan në masë të madhe nga qytetarët e komunitetit serb.

Lexo më shumë  Aktivisti nga Lugina, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Rruga Press

YouTube player