Bota

Takimi në Arabinë Saudite/ Ukraina: Bisedimet me SHBA-në, shumë konstruktive

Këshilltari kryesor i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky reagoi në lidhje me bisedimet që po zhvillohen mes Ukrainës dhe SHBA në Arabinë Saudite.

Andriy Yermak tha se bisedimet janë shumë konstruktive.

“Takimi me ekipin amerikan filloi në një mënyrë shumë konstruktive, ne po punojmë drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha ai në Telegram.

Lexo më shumë  Janko Veselinoviq: SNS-ja e Vuçiqit funksionon si kartel droge, i ngjashëm me ato në Meksikë

Ndërkohë Sekretari i Shtetit, Marco Rubio tha për BBC se bisedimet e sotme do jenë të mira.

BBC raporton se frika më e madhe e ukrainasve është një marrëveshje armëpushimi pa garanci sigurie.

Këto bisedime vijnë në kohën kur Ukraina ka kryer sulmin më të madh me dronë ndaj Moskës.

Të paktën tre persona kanë humbur jetën në këto sulme.

Lexo më shumë  Bilanci i jetëve njerëzore dhe shkatërrimi pas katër vite luftë në Ukrainë

Rruga Press

YouTube player