Takimi mes Edi Rama dhe Mitsotakis po shitet si “sukses historik”, ndërkohë që Greqia mban ende ligjin e luftës
Shkruan Shqipërim Pula
MJAFT ME MASHTRIME DHE PROPAGANDË
Takimi mes Edi Rama dhe Kyriakos Mitsotakis po shitet si “sukses historik”, ndërkohë që Shqiptarëve u serviret një realitet i paketuar dhe i zbukuruar si fasadë.
Për këtë, ka fakte që nuk mund të injorohen:
▪︎Greqia ende mban në fuqi ligjin absurd të luftës
▪︎Shqipëria ka pranuar “varreza të ushtarëve Grek” brenda Shqipërisë
▪︎Shqipëria pse nuk flet për gjenocidin Çam
▪︎Shqipëria nuk ka kundërshtuar Greqinë mbi pretendimet territoriale detare me pasoja direkte për burimet nënujore.
Po, integrimi në Unionin Europian nuk është dhuratë, por proces ku çdo dobësi shfrytëzohet.
Por problemi më i madh nuk është Greqia.
Problemi është qeveria Shqipëtare që nuk jep llogari!
Pse nuk ka transparencë për negociatat?
Pse qytetarët mësojnë gjithmonë të fundit për çështje që prekin sovranitetin?
Pse çdo kritikë etiketohet dhe mbytet me propagandë?
Kryeministër mos n’a tregoni përralla për “aleanca strategjike”, kur faktet në terren tregojnë paqartësi dhe mungesë rezultatesh.
Në një shtet normal:
▪︎kufijtë dhe burimet mbrohen me seriozitet maksimal dhe me çdo kusht
▪︎marrëveshjet i bëhen transparente Kuvendit dhe qytetarëve
▪︎qeveria i përgjigjet Kuvendit dhe qytetarëve, jo propagandës së vet.
Shqipëria nuk është pronë e asnjë partie politike.
Kryeministër sovraniteti nuk negociohet në heshtje.
Kryeministër ndalo flamurin terrorist VorioEpirist në territorin Shqipëtar.
Dhe mos harro kryeministër qytetarët nuk janë spektatorë.
Koha për transparencë. Jo për fasadë.
Rruga Press

