Lajme

Takimi i Konjufcës me delegacionin e Kongresit amerikan, flasin për ngritjen e Institutit Parlamentar

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur në takim një delegacion nga Komisioni i Partneritetit për Demokraci (House Democracy Partnership-HDP) të Kongresit të ShBA-së.

Siç njoftohet, në takim u shkëmbyen pikëpamje rreth mënyrave konkrete të bashkëpunimit ndërmjet HDP-së dhe Kuvendit, me fokus mbështetjen për ngritjen e Institutit Parlamentar, si dhe zhvillimin e shërbimeve të bibliotekës dhe arkivit të legjislativit.

Konjufca iu shprehu mirëseardhje delegacionit amerikan dhe i falënderoi për vizitën e tyre në Kosovë.

Po ashtu i njoftoi në lidhje me efikasitetin e punës së Kuvendit dhe trupave të tij.

Lexo më shumë  Kurti: Qeveria, e gatshme t’i adresojë shqetësimet e mediave

Edhe me këtë rast, Kryetari i Kuvendit ka falënderuar ShBA-në për mbështetjen e pakursyer që vazhdon t’i japë Republikës së Kosovës, duke theksuar se miqësia e dëshmuar, aleanca strategjike dhe partneriteti shembullor ndërmjet popujve dhe shteteve tona mbeten të palëkundura.

Kryetari Konjufca dhe delegacioni i HDP-së u pajtuan për zgjerimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit, si dhe shkëmbimin e përvojave në dobi të ngritjes së efikasitetit dhe funksionalitetit të përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës.​

Lexo më shumë  Ushtria amerikane publikon videon misterioze “Ghost in the Machine” për rekrutimin e ushtarëve të njësisë speciale

Delegacioni kishte përbërjen nga: Mike Bishop, ish-Kongresmen nga Partia Republikane, Derek Luyten, Drejtor Ekzekutiv i HDP-së, Kimberly Ferguson, Specialiste për Menaxhimin e Sistemit Informativ Legjislativ në Bibliotekën e Kongresit, Sarah Garding, Analiste për Çështje Evropiane në Shërbimin e Kërkimit të Kongresit (CRS) dhe Kristen Sample, Drejtore e Përgjithshme e Qeverisjes në Zyrën Qendrore të NDI në Washington DC.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *