Bota

Takimi i G20-tës, Yellen largohet në momentin kur përfaqësuesi rus fillon fjalimin

Sekretarja e Thesarit Janet Yellen dhe ministri ukrainas i Financave, Serhiy Marchenko u larguan nga një takim i G20-ës të mërkurën, ndërsa përfaqësuesi i Rusisë filloi të bisedonte.

Disa ministra të financave dhe guvernatorë të bankave qendrore u larguan gjithashtu nga takimi, sipas një zyrtari që kishte njohuri për takimin, i cili foli në kushte anonimiteti.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

Disa ministra dhe guvernatorë të bankave qendrore që morën pjesë fikën kamerat e tyre kur përfaqësuesi i Rusisë filloi të fliste. Kjo ndodhi gjatë gjatë takimeve pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore. Efektet brutale të luftës së Rusisë kundër Ukrainës ishin në qendër të vëmendjes dhe zyrtarët e Departamentit të Thesarit thanë në fillim të kësaj jave se zonja Yellen do të përpiqej të shmangte kontaktin me zyrtarët rusë.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *