Lajme

Takimi i ardhshëm Kosovë – Serbi në fillim të shtatorit

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se kanë nisur përgatitjet për takimin e radhës në nivel kryenegociatorësh. Ai ka thënë se takimi do të mbahet në fillim të shtatorit.

Në një postim në Twitter, Lajçaku ka bërë të ditur se për përgatitjet për takimin e ardhshëm ka biseduar me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, dhe drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Lexo më shumë  Kurti për “Le Monde”: E dimë se kush humbi në zgjedhjet në Serbi, por s’e dimë kush fitoi

Takimet e fundit Kosovë – Serbi u mbajtën në fillim të muajit korrik.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Ministria e Shëndetësisë në Kosovë jep afro 6 milionë euro për furnizim me insulina

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *