KryesoreLajme

Takimi Gjuriq-Radoiçiq, Kurti: Pasojë direkte e mosndëshkimit të Serbisë për sulmin në Banjskë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar takimin e ambasadorit të Serbisë në Shtetet e Bashkuara, Marko Gjuriq, me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili është nën sanksionet amerikane dhe i kërkuar nga agjencia ndërkombëtare e policisë, INTERPOL.

Në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën, Kurti ka thënë se ky takim paraqet përpjekjen e vazhdueshme të Serbisë në bashkëpunim me Federatën Rusë për destabilizimin e Kosovës dhe rajonit.

Lexo më shumë  ​Ndërron jetë Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Por sipas tij, është edhe pasojë direkte e mosndëshkimit të Serbisë për sponsorizimin dhe orkestrimin e sulmit terrorist në Banjskë.

“Milan Radoiciq është i lirë edhe i mbrojtur në Serbi dhe nga Serbia. Që nga 24 shtatori, ne kemi kërkuar të merren masa për agresionin e Serbisë ndaj Kosovës. Kemi kërkuar ekstradimin e terroristëve që vranë heroin e Kosovës, Afrim Bunjaku në Kosovë”, ka deklaruar ai para kabinetit qeveritar.

Lexo më shumë  Thirrja e Trumpit "Ta bëjmë Amerikën të madhe përsëri", tani i ngjan thirrjes së Putinit "Ta bëjmë Perandorinë Sovjetike përsëri, edhe më të madhe"

Kurti më tej ka theksuar se Serbia nuk është përballur me asnjë pasojë për sulmin terrorist, “ani pse përfshirja e saj direkt është bërë e njohur publikisht e botërisht”.

YouTube player