Bota

Me kokën e enjtur dhe i gjakosur në trup, ish-shefi i shtabit të Navalny-t, sulmohet me çekiç

Aktivisti i opozitës ruse Leonid Volkov, i cili ka qenë ish-shefi i shtabit të liderit të ndjerë të opozitës ruse Alexey Navalny, u sulmua të martën jashtë shtëpisë së tij në kryeqytetin lituanez Vilnius, sipas zëdhënëses së Navalny, Kira Yarmysh.

“Leonid Volkov sapo është sulmuar jashtë shtëpisë së tij. Dikush theu xhamin e makinës dhe i hodhi gaz lotsjellës në sy, e më pas sulmuesi e goditi Leonidin me një çekiç,”  tha Yarmysh  në një postim në rrjetet sociale.

Lexo më shumë  Demokratët paralajmërojnë hetime ndaj Elon Musk, Stephen Millerit dhe kompanive të mëdha pas fitores në zgjedhje

Ivan Zhdanov, drejtori i Fondacionit Kundër Korrupsionit të Navalny, tha se Volkov u sulmua “afër shtëpisë” dhe “ata i goditën këmbët me një çekiç si dhe i goditën krahët”.

Imazhet e shpërndara nga Zhdanov treguan Volkovin me një fytyrë të fryrë dhe një këmbë të gjakosur. Xhami i thyer dhe gjaku shihen pranë një makine në një foto tjetër. Volkov është dërguar në spital, tha Zhdanov në një postim në rrjetet sociale. Autoritetet lituaneze po hetojnë sulmin e së martës, tha ministri i Jashtëm i vendit Gabrielius Landsbergis në një  postim në X. “Autorët do të duhet të përgjigjen për krimin e tyre,” tha Landsbergis, duke e përshkruar sulmin si “tronditës”.

Sulmi vjen disa ditë përpara zgjedhjeve presidenciale të Rusisë, të parë si një ushtrim kushtetues ku presidenti Vladimir Putin është i sigurt se do të fitojë mandatin e pestë.

Lexo më shumë  Nvidia nis hetim për lidhjen e drejtorit ekzekutiv me një të dyshuar si spiune kineze

Rruga Press

YouTube player