KryesoreLajme

Takimet e fshehta Thaçi-Vuçiq-Rama për ndarjen e Kosovës

Ideja për ndarjen e Kosovës ende po mbahet gjallë nga ish-këshilltarët e ish-presidentit, Hashim Thaçi në Kosovë.

Kështu ka thënë në një intervistë për KALLXO.com, kryeakademiku nga Kosova, Mehmet Kraja.

“Por, idenë si ide, për ndarjen e Kosovës e vazhdojnë eksponentët dhe ish-eksponentët e Thaçit në Kosovë. Në disa media janë të pranishëm, disa ish-këshilltarë të tij, të cilët thonë, ‘po ne duhet t’i japim diçka Serbisë për të marrë bashkimin kombëtar’. Kështu e elaborojnë ata, me këtë ide dalin”, ka thënë ai.

Sipas kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Thaçi kishte mbajtur takime të fshehta me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq dhe me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

“Dy-tri gjëra nuk janë zbuluar asnjëherë. Nuk janë zbuluar takimet e fshehta që i kanë mbajtë treshja (Thaci-Vuçiq-Rama) dhe për çfarë janë marrë vesh. Që ka pasur takime të fshehta, e dinë tashmë të gjithë”, thotë Mehmet Kraja.

Lexo më shumë  Osmani: Liria e shtypit thelbësore për demokracinë – beteja kundër lajmeve të rreme dhe dezinformatave nuk ka qenë kurrë më urgjente  

Tutje, ai thotë se plani për ndarjen e Kosovës ishte hartuar nga një organizatë jo-qeveritare ndërkombëtare, e cila ishte paguar nga Serbia.

“Edi Rama ishte i lidhur me treshen, Thaçi – Vuçiq – Rama. Kjo ishte treshja që mendonte të bënte Ballkanin. Një zot e di çfarë donin të bënin. Por e di një gjë dhe e them haptas, që mendonin ta ndanin Kosovën. Tani, kush e prodhoi këtë ide i pari, Vuçiqi thotë unë”, deklaron i pari i ASHAK-së.

“Projekti për me nda Kosovën nuk është bërë nga Rama, është bërë nga një zyre ndërkombëtare, e cila është paguar nga Serbia përmes disa fondeve të jashtme. Tani ju do të habiteni se kush kanë qenë të përfshirë në këtë projekt, sepse atyre nëse u jep para ata e bëjnë projektin pa ndonjë problem, sepse marrin ekspert të fushave të ndryshme dhe e bëjnë. Kanë vizatuar harta, i kanë bërë të gjitha, disa detaje janë parë e disa nuk janë parë”, thotë Kraja.

Lexo më shumë  Drejtori Gërvalla: RTK po funksionon në mënyrë të pavarur më shumë se kurrë

Sipas tij, i gjithë projekti “ka qenë një ide për me zgjidh problemin e Kosovës ose problemin shqiptar me një marrëveshje me Serbinë, do të bëhej bashkimi kombëtar, pjesa e mbetur e Kosovës t’i bashkohej Shqipërisë dhe një pjesë do t’i jepej Serbisë”./Kallxo

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *