Lajme

Takim me përfaqësues të bizneseve/Kurti: Të zotohemi për heqjen e të gjitha barrierave tarifore

Kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij tha se është me rëndësi që të hiqen të gjitha barrierat dhe të ketë një mbështetje më të lartë në fushën e inovacionit.

“Falënderoj qeverinë  e Shqipërisë për organizimin e këtij takimi. Të dy vendet tona kanë kaluar nëpër sfida të ndryshme. Lidhshmëria jonë historike, kulturore  e gjuhësore janë nyje kryesore për rritjen e bashkëpunimit ekonomik. Ne e dimë që ekonomia jonë është e ndikuar nga ekonomia e jashtme dhe kjo na bën që të tregohemi të kujdeshmëm, Vizioni dhe programet e dy qeverive është me rëndësi t’i përkthejmë në zbatime të rëndësishme. Eksportet e Kosovës drejt Shqipërisë janë rritur me 257% . Së pari meritën duhet tua atribuojmë vetëm bizneseve tona dhe po ashtu meritë kanë prodhuesit dhe eksportuesit. Kujtoj se barrierat nuk kanë qenë të pakta, Tani është koha që dy shtetet të bëjnë më shumë, të kemi zotime për heqjen e të gjitha barrierave tarifore. Është thelbësore të mundësojmë lëvizjen e lirë të punëtorëve. Ne jemi zotuar që të gjitha barrierat do të hiqen për punëtorët që vijnë nga Shqipëria”, tha Kurti.

Lexo më shumë  Shpenzimet kapitale në Shqipëri 71% më pak se plani në 3-mujor, niveli më i ulët që nga 2009-ta

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *