Bota

Takim i fshehtë mes SHBA-së, BE-së dhe Rusisë në Turqi për Nagorno-Karabakhun

Ndërsa shumë banorë të Nagorno-Karabakhut vazhdojnë të largohen nga zona dhe strukturat separatiste njoftuan shpërbërjen e republikës më 1 janar 2024, revista Politico publikoi detaje të një takimi të pazakontë ku u diskutua për krahinën që ka çuar në një luftë disavjeçarë Armeninë dhe Azerbajxhanin. 

Zyrtarë të lartë të SHBA-së, Bashkimit Evropian dhe Rusisë u takuan në Turqi dhe zhvilluan bisedime urgjente për zgjidhjen e problemit të Nagorno-Karabakhut.

Këto bisedime erdhën vetëm disa ditë përpara se Azerbajxhani të niste ofensivë ushtarake dhe të vendoste pothuajse plotësisht kontrollin mbi rajonin.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

“Takimi jashtë orarit zyrtar përfaqëson një kontakt të rrallë midis Moskës dhe Perëndimit për një çështje madhore sigurie, veçanërisht pas pushtimit të Ukrainës nga Federata Ruse”, shkruan Politico.

Një diplomat i ka thënë revistës se takimi u mbajt më 17 shtator në Stamboll si pjesë e një përpjekjeje për t’i bërë presion Azerbajxhanit që t’i japë fund bllokadës nëntëmujore të Nagorno-Karabakhut dhe të lejojë kalimin e autokolonave të ndihmave humanitare nga Armenia.

“Sipas të dërguarit, takimi u fokusua se si të sigurohet që furnizimet me ushqime dhe karburante të arrijnë deri në 100 mijë banorët e kësaj zone”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u përfaqësuan në këtë takim nga Louis Bono, ndërsa BE-ja dërgoi Toivo Klaarin. Pala ruse dërgoi në këtë takim Igor Kovalev, të dërguarin special të Putinit për marrëdhëniet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Politico kërkoi detaje të takimit nga palët pjesëmarrëse në bisedime, por komentet janë refuzuar.

Rruga Press

YouTube player