Bota

Tajlanda miraton buxhetin prej 414 milionë dollarësh për blerjen e avionëve luftarakë

Tajlanda ka miratuar buxhetin prej 414 milionë dollarësh për të blerë katër avionë luftarakë, duke filluar nga viti i ardhshëm, njoftoi të mërkurën një zëdhënës i forcave ajrore të këtij vendi.

Miratimi vjen pasi së fundmi shefi i Forcave Ajorore, Marshall Napadej Dhupatemiya, shprehi interesin për vendin për blerjen e tetë avionëve luftarakë F-35 nga Lockheed Martin Corp i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lexo më shumë  Shefi i marinës finlandeze thotë se prania e Rusisë në Detin Baltik mund të ketë arritur kulmin për momentin

Kabineti ka rënë dakord për buxhetin për një periudhë katërvjeçare duke filluar nga viti fiskal 2023, për të zëvendësuar disa nga avionët e vjetër F-16 të vendit, u tha gazetarëve zëdhënësi i Forcave Ajrore, Marshall Prapas Sornchaidee, raporton Reuters.

Siç raportohet, Tajlanda ka aktualisht 12 avionë luftarakë suedezë JAS-39 Gripen dhe dhjetëra avionë amerikanë F-16 dhe F-5, disa prej të cilëve kanë qenë në funksion që nga fundi i viteve 1980.

Lexo më shumë  Hungari, arrestohet vëllai i Viktor Orbanit për trafikim qeniesh njerëzore

Rruga Press

YouTube player