KryesoreLajme

Tahiri nuk tërhiqet nga ujdia me VV-në as pas kundërshtimit nga Abdixhiku

Xhafer Tahiri nuk është tërhequr nga vendimi për lidhjen e një marrëveshje koalicioni me Vetëvendosjen në Vushtrri, ndonëse partia e tij, Lidhja Demokratike e Kosovës e kundërshtoi ashpër këtë ujdi.

Në një reagim në rrjetin social Facebook, Tahiri tha se qyteti ka nevojë për ndryshim.

“Vendimet e mëdha nuk janë asnjëherë të lehta, por pavarësisht kostove individuale, për ne një gjë është e qartë – interesi i qytetarëve dhe i Vushtrrisë është mbi gjithçka”, shkroi Tahiri në një postim në Facebook të hënën.

Lexo më shumë  Berlini rrëzon formulën Rama–Vuçiq, pa reforma nuk ka integrim ekonomik

“Marrëveshja jonë nuk afekton asnjë garë tjetër përveç Vushtrrisë”, u arsyetua Tahiri, i cili rrezikon të futet në procedurë disiplinore nga partia pas vendimit të njëanshëm, pa lejen e LDK-së, për ujdinë e lidhur me VV-në.

Në një fotografi ku shfaqet bashkë me tetë asamblistë të zgjedhur të LDK-së në Vushtrri, ‘Xhafa’ tha se ata janë besatuar para Zotit që të sjellin “ndryshimin në Vushtrri.”

Lexo më shumë  Haxhiu përkujton "Epopenë e Dukagjinit": Përpjekja për liri as nuk rrethohet, as nuk ndalet, e as nuk thyhet

“Së bashku me asambleistët e zgjedhur të LDK-së, dje jemi besatuar para Zotit që do ta sjellim këtë ndryshim. Me ndershmëri, punë dhe dashuri për qytetin tonë”, shkroi ai.

YouTube player