Lajme

TABELA/ Nga buka, vaji, veza tek mishi dhe karburanti, PD: Çdo familje paguan 50 mijë lekë më shumë në muaj nga rritja e çmimeve

PD thotë se në vitin 2021, një familje shqiptare nxori nga xhepi çdo muaj mesatarisht 50 mijë lekë më shumë për produktet e shportës bazë.

Në një postim në rrjetet sociale, deputetja e PD-së, Ina Zhupa thotë se përllogaritjen e ka kryer në bazë të të dhënave të INSTAT.

“Cdo produkt ka pësuar rritje nga 100 lek ne 1000 lek të vjetra! Buka është rritur me 100 lek, Vaji per gatim me 300 lek, 10 kokrra vezë me 300 lek, orizi me 300 lek, sheqer me 300 lek, bulmeti nga 100-500 lek, gazi per shtepi me 400 lek, frutat dhe perimet nga 500-1000 lek, mishi me 1000 lek dhe Transporti, sipas cmimeve të karburateve nga 500-1000 lek me shumë”, shkruan Zhupa.

Lexo më shumë  Podujeva do të bëhet me Zonë Industriale, Hajdari dhe Bulliqi nënshkruajnë marrëveshjen në vlerë prej rreth 4 milionë euro

“Por shqiptarët skanë nevojë për statistika për ta ditur që i kanë xhepat më bosh, kostoja e jetesës është rritur dhe pagat e tyre janë më ultat në Europë.

Me këtë qeverisje të korruptuar dhe që nuk mendon për qytetarët, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. Të gjithë bashkë duhet të përshpejtojmë largimin sa më parë! 6 Bashki kanë rastin të tregojnë në zgjedhjet lokale refuzimin për këtë model që varfëron dhe nuk pyet për qytetarët”, thekson deputetja e PD.

Lexo më shumë  Nënshkruhet marrëveshja për energji më të pastër me MCA-Kosova

Rruga Press

YouTube player