Bota

Sylvinho ”The Special One”, i vetmi trajner joeuropian në Gjermani 2024

Mund të mburremi se edhe ne kemi të veçantin tonë.Nuk meriton vetëm Jose Mourinho të ketë këtë nofkë, por edhe Sylvinho.

Trajneri i Kombëtares shqiptare është i vetmi që nuk është nga Evropa në finalet e kampionatit që do të zhvillohen verën e ardhshme në Gjermani.

Braziliani madje është i vetmi nga Amerika Latine.

Të gjithë të tjerët janë nga “kontinenti i vjetër”, dhe një shtet dallon nga të tjerët.

Ky shtet është Italia, që ka katër njerëz të stolit ndër 21 skuadrat e kualifikuara deri tani, ndërsa tre të tjera do të përcaktohen nga “play off”-i i marsit të 2024-ës.

Lexo më shumë  NATO planifikon të ndërtojë një tubacion aviokarburanti nga Gjermania në Poloni dhe Republikën Çeke

Ndër ta është padyshim Luçiano Spaleti I Italisë, por po ashtu Vincenzo Montella I Turqisë, Marco Rossi i Hungarisë dhe trajneri i Sllovakisë, Francesco Calzona.

Evropiani do të ketë dy trajnerë nga Gjermania, Julian Nagelsmann e kombëtares vendase, si dhe Ralf Rangnick e Austrisë, ndërsa një tjetër është me nënshtetësi të dyfishtë, gjermane dhe italiane, e ky është Domeniko Tedesco i Belgjikës.

Dy trajnerë ka edhe Spanja, teknikun e “Furisë së Kuqe”, Luis de La Fuente dhe atë të Portugalisë, Roberto Martinez.

Lexo më shumë  SHBA kërcënon të mbyllë Starlinkun nëse Ukraina nuk do të nënshkruajë marrëveshje për mineralet

Të gjitha vendet e tjera përfaqësohen nga një trajner, siç është rasti I Anglisë me Garet Sauthgate apo i Francës, nënkampione e botës me Didier Deschamps.

Duke u kthyer tek Svlvinho, braziliani arriti një kualifikim të merituar në finalet e Evropianit me 4 fitore, 3 barazime e vetëm 1 humbje në një grup të vështirë me Çekinë e Poloninë. 

Rruga Press

YouTube player