Lajme

Sveçla takon Atiqin: Mitrovica V. dhe çdo komunë e Kosovës do të përjetojnë progresin e merituar

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, është takuar me kryetarin e ri të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

Sveçla ka vizituar Atiqin në zyrën e Kryetarit të Komunës në Mitrovicën Veriore.

“I urova punë të mbarë në detyrën e tij të re duke i ofruar gatishmërinë time të plotë në zbatimin e prioriteteve të tij. Do të angazhohemi bashkërisht, si nivel qendror dhe lokal, që qytetarëve tanë të Mitrovicës së Veriut të ju sigurojmë mirëqenie, arsim, shëndetësi, siguri e kushte të qëndrueshme jetese. Mitrovica e Veriut si çdo komunë e Republikës së Kosovës do të përjetojë progresin e merituar”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Lexo më shumë  Kurti: Me padurim presim rritjen e lidhjeve ekonomike me Saksonin e ulët

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *