KryesoreLajme

Sveçla takohet me përfaqësuesit e Policisë së Iowa së SHBA-së, në fokus bashkëpunimi në fushën e sigurisë

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, priti sot në takim një delegacion nga policia e i Iowa-s, SHBA. Në këtë takim sipas njoftimit është disktuar lidhur me  raportet e shkëlqyera në mes të dy vendeve, me theks të veçantë në fushën e sigurisë dhe kontributin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në konsolidimin dhe forcimin e institucioneve të Kosovës.

Lexo më shumë  Skandal/ Ministri i Mbrojtjes e pranon ngjarjen, dy efektivë të Policisë Ushtarake të përfshirë në përplasjen e Radhimës

Po ashtu sipas njoftimit gjatë takimit, u vlerësuan marrëdhëniet e ngushta dhe bashkëpunimi i frytshëm ndërmjet institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës dhe atyre të Ioëa-s, të cilat kanë reflektuar në ngritjen e kapaciteteve profesionale.

Në emër të delegacionit z. Dennis McDaniel – Shef i Departamentit të Policisë së Johnston shprehu gatishmërinë për të forcuar më tej lidhjet dhe bashkëpunimin me institucionet e Kosovës, veçanërisht me Policinë e Kosovës.

Lexo më shumë  Partia Demokratike Europiane kërkon sqarim urgjent nga Meta për fshirjen e faqeve në rrjete sociale që mbështesin protestën në Shqipëri
YouTube player