Sveçla takohet me ambasadorin e BE-së në Kosovë, bisedojnë për situatën e sigurisë
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla është takuar me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ku kanë biseduar ndër të tjera për situatën e sigurisë në Kosovë.
Ambasadori Szunyog në një postim në platformën “X” ka thënë se kanë diskutuar për planet për vitin 2024 dhe mënyrat për ta forcuar bashkëpunimin.
Lexo më shumë Rama lëshon Ballukun/ Top Channel nis sulmin: "Pse SPAK vonon kërkesën për arrestimin"
“Shkëmbyem mendime sot me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla për situatën e sigurisë në Kosovë. Ne diskutuam gjitha planet për vitin 2024 dhe mënyrat për ta forcuar bashkëpunimin tonë. BE-ja do të vazhdojë ta financojë Policinë e Kosovës me ekspertizë përmes projekteve të financuara nga BE-ja”, ka shkruar Szunyog.
Rruga Press

