KryesoreLajme

Sveçla: Spastrim etnik në Luginë të Preshevës, Serbia të ndëshkohet nga faktori ndërkombëtar

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është shprehur se Serbia po bën spastrim etnik ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës, duke thënë se po ua shkel të gjitha të drejtat elementare.

Ai ka shkruar në Facebook të hënën se kjo duhet të ndalohet menjëherë dhe të ndëshkohet nga faktori ndërkombëtar. Sveçla ka shkruar se në konkursin e fundit të policisë në Serbi, nga 43 policë të pranuar në Preshevë dhe në Bujanoc, asnjëri prej tyre nuk është shqiptar.

“10% e totalit të Policisë së Kosovës janë nga radhët e komuniteteve dhe mbi 50% prej tyre janë nga radhët e komunitetit serb. Në 3 proceset e fundit, të veçanta për komunitetet, janë inkuadruar 210 pjesëtarë të rinj nga po ky komunitet. Në konkursin e fundit të policisë në Serbi, nga 43 policë të pranuar në Preshevë dhe Bujanoc asnjëri nuk është shqiptar. E po ashtu nga 22 policë sa janë në Medvegjë, asnjëri prej tyre nuk është shqiptar”, ka deklaruar ministri në detyrë.

Lexo më shumë  Emigracioni nuk ndalet, raporti i BERZH-it: Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë në tre dekada

Ai ka shtuar se qasja e Kosovës është për integrim e bashkëpunim me qytetarët e komunitetit serb.

“Kjo dëshmon qasjen tonë për integrim e bashkëpunim me qytetarët e komunitetit serb që jeton në Kosovë ndërsa Serbia çdo ditë e më shumë po shpërfaq qasjen e saj diskriminuese ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, që në thelb ka spastrimin etnik të tyre. Ky spastrim etnik që Serbia po ua bën në çdo formë shqiptarëve që jetojnë në Luginë të Preshevës, duke ua shkelur rrjedhimisht çdo të drejtë elementare të tyre, duhet ndëshkuar e ndalur menjëherë nga faktori ndërkombëtar”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Shqipëria t’u dalë në krah studentëve në protestë e krejt shqiptarëve në RMV. E t’u dalë në krah jo me hashtage, jo me deklarata FB-je, por me veprime te qarta e të prera diplomatike, qoftë edhe duke thirrur në kauzë Arbitrin Ndërkombëtar
YouTube player