Lajme

Sveçla shkon te vila e Radojçiqit në veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, këtë të premte ka shkuar në vilën e Milan Radojçiqit, tashmë të sekuestruar nga Policia e Kosovës.

Policia ka vazhduar aksionin e saj në pronat e Radojçiqit në veri të vendit, duke vendosur kamera të sigurisë në lokalin e tij në Mitrovicën Veriore.

Kujtojmë se vitin e kaluar ministri Sveçla kishte bërë kërkesë që prona e Radojçiqit të shfrytëzohet nga Policia e Kosovës.

Sipas Sveçlës, vila e Radojçiqit duhet t’i kalojë në shfrytëzim Policisë së Kosovës si bazë e Policisë.

Lexo më shumë  Anëtarësimi i Kosovës në KiE. Kosova dhe Zvicra mbajtën takimin konsultativ

Ai kishte theksuar se prona ku është ndërtuar vila, është pronë e Agjencisë Pyjore të Kosovës.

Më 3 prill zyrtarët e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, kanë nisur zbatimin e Urdhrit Ndalues përfundimtar me masë të përkohshme, lidhur me pasuritë e paluajtshme në rastin Banjska.

Nis zbatimi i Urdhrit Ndalues lidhur me pasuritë e paluajtshme të Radojçiqit në veri

Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, ka bërë të ditur se po atë ditë ka filluar edhe identifikimi i pasurive, duke përfshirë edhe vilën e Milan Radojiçiqit.

Lexo më shumë  Kapen rreth 400 kg duhan kontrabandë në Gjilan

“Epoka e shantazhit ka marrë fund”, Haxhiu publikon listën e pasurisë së konfiskuar të Radojçiqit

Ministrja Haxhiu gjithashtu ka publikuar dokumentet e listave të pasurive të konfiskuara dhe të sekuestruara të Radojçiqit, i cili, siç ka thënë ajo, është bërë milioner duke përdorur frikën, kërcënimet dhe shantazhet ndaj qytetarëve të komunitetit serb.

E kjo epokë, sipas saj, ka marrë fund dhe ka ardhur koha që qytetarët të jetojnë pa frikë, ndërsa kriminelët të ndëshkohen.

Rruga Press

YouTube player