KryesoreLajme

Sveçla: Serbia s’mund ta pranojë një Ballkan të qetë

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se lidhja e Serbisë me Rusinë e cenon stabilitetin e shteteve të Ballkanit Perëndimor e se Serbia nuk mund të pranojë kurrë një Ballkan të qetë, siç s’mund ta pranojë Rusia një Evropë të qetë.

Në fjalimin e tij në forumin e ministrave të Punëve të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor, që u mbajt në Tiranë, Sveçla ka thënë se pushtimi rus i Ukrainës ka ngritur nevojën për bashkëpunim edhe më të ngushtë mes të gjitha shteteve të rajonit.

Lexo më shumë  Stërvitja më e madhe e NATO-s që nga Lufta e Ftohtë, paralajmërim për Putinin

“Lidhja e afërt e Serbisë me Rusinë cenon stabilitetin e shteteve të Ballkanit Perëndimor, saktësisht sigurinë tonë, duke pasur parasysh që Serbia në bashkëpunim me Rusinë po intensifikon sulmet dhe dezinformatat me qëllim të destabilizimit të vendit tonë”, ka theksuar Sveçla, sipas njoftimit të MPB-së të premten.

Ai ka thënë se me ristrukturimin e Qeverisë së Serbisë ka ndodhur vetëm ndryshim emrash, duke sjellë në funksione njerëz të periudhës së Millosheviqit dhe assesi ndryshim i bindjeve në raport me Kosovën, por edhe vendet tjera të rajonit.

Lexo më shumë  Kurti në Marinë nderon dëshmorët Rasim Kiçina e Ragip Halilaj

“Rusia nuk mund të pranojë kurrë një Evropë të qetë, ndërsa Serbia nuk mund të pranojë kurrë një Ballkan të qetë. Thellimi i bashkëpunimit të Serbisë me Rusinë jo vetëm në fushën ushtarake, por edhe më gjerë e largon Serbinë nga vlerat e përbashkëta demokratike për të cilat të gjithë ne si ministra të Ballkanit Perëndimor po angazhohemi”, ka thënë tutje ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *