KryesoreLajme

Sveçla: Rama po e mban Prishtinën pa transport publik, ka filluar të bëjë shfaqje teatrale

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, në një konferencë për media ka kritikuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke thënë se qytetarët po përballen me ditën e dytë pa shërbime të trafikut urban për shkak të “politikave të gabuara” të kryetarit Rama.

Sveçla deklaroi se thirrja e seancës nga legjislatura e kaluar të Kuvendit Komunal tregon “pranimin e fajësisë” nga Rama, ndërsa e akuzoi atë për “shfaqje teatrale” dhe mungesë empatie ndaj punëtorëve të Trafikut Urban.

 “Zhvillimet në kryeqytet janë të jashtëzakonshme, është dita e dytë që qytetarët e Prishtinës janë të privuar nga shërbimet e trafikut urban dhe gjithë kjo si rezultat i politikës dhe qasjes së Përparim Ramës, Lidhjes Demokratike të Kosovës në krye me Lumir Abdixhikun. Sot kishim deklaratë të Rama që tha se thirrja e seancës për legjislaturën e kaluar të asamblesë së Kuvendit Komunal të Prishtinës është një mundësi opsionale për t’i inkasuar të hyrat vetanake dhe për të cilat ai tashmë e sa kohë ka ngritur kauzë të vetën dhe të partisë së vet. Vet ftesa për këtë seancë e dëshmon pranimin e fajësisë nga zotëri Rama, i cili ka traumatizuar qytetarët e Prishtinës. Ai filluar të bëjë shfaqje teatrale, siç ishin ato sot që i pamë në mesin e protestuesve, në mesin e punëtorëve të Trafikut Urban, ku në stilin e një banditesku bërtiste qiti paret, qiti paret, sepse tashmë ai e ka kuptuar që edhe punëtorët e Trafikut e Urban e kanë kuptuar se ku është adresa e dështimit të ndërmarrjes së tyre”, deklaroi Sveçla në konferencë për media të martëen.

Lexo më shumë  McKinney takon Jasharin, diskutojnë për bashkëpunimin në fushën e sigurisë

Ai theksoi se deklarata e presidentes Vjosa Osmani, sipas së cilës kryeministri në detyrë Albin Kurti kishte shprehur gatishmëri për të mundësuar votimin e buxhetit të Prishtinës, ndërsa partitë e tjera jo, e “demaskon”, siç tha, kauzën e LDK-së dhe Ramës për bllokimin e buxhetit.

“Me bindje të plotë e them që zotëri Rama nuk ka kurrfarë empatie ndaj punëtorëve dhe ndaj qytetarëve të Prishtinës. Këto skena teatrale të Përparim Ramës janë shfaqje të tij. Është e rëndësishme të potencohen dy momente të cilat shumë qartë e kanë demaskuar dhe e kanë çmontuar kauzën e rrejshme të Përparim Ramës dhe Lumir Abdixhikut për bllokadë të buxhetit të Prishtinës nga ana e Qeverisë së Kosovës. Momenti i parë është një deklaratë e presidentes e cila qartë tha se kishte një gatishmëri nga LVV, konkretisht nga kryeministri Albin Kurti, i cili hoqi dorë nga votimi i buxhetit të Kosovës për vitin 2026, me të vetmin qëllim që të votohet buxheti i Prishtinës dhe disa marrëveshje ndërkombëtare dhe gjithashtu deklaroi se nuk kishte gatishmëri nga subjekte të tjera politike”, shtoi ai.

Lexo më shumë  Kurti nga Deçani thotë se do të vazhdojnë me projekte në ujësjellës, infrastrukturë dhe arsim
YouTube player