Sveçla: Përpjekja dhe kontributi i grave dhe vajzave përgjatë historisë dhe shtet-ndërtimit të vendit tonë
Në ditën ndërkombëtare të gruas, vështirë se mund të përmblidhet në tërësi përpjekja dhe kontributi i grave dhe vajzave përgjatë historisë dhe shtet-ndërtimit të vendit tonë.
Sot sikurse çdo herë, vendit dhe shoqërisë i duhet potenciali i dëshmuar i grave e vajzave në të gjitha fushat, sot numër më i madh i grave duhet të jenë në pozita drejtuese, në tryezat e vendimmarrjes, në krijimin e politikave dhe në formësimin e së ardhmes.
Shprehja e lirë, mundësitë e barabarta dhe përfshirja e gruas në institucione, hap dyer që zëri i gruas të dëgjohet, krijimtaria e tyre t’i kontribuojë përmirësimit të përgjithshëm në shoqëri, në institucione të ketë përfaqësim të drejtë gjinor dhe adresim të duhur të sfidave.
Si Ministër i Punëve të Brendshme, ftoj të gjitha gratë dhe vajzat të mos ndalen, tërhiqen apo lëkunden në rrugëtimin jo të lehtë për përmirësimin e pozitës së gruas në shoqëri, për të cilën ne kemi obligim që si institucione ta sigurojmë dhe promovojmë.
Andaj, në të gjitha mundësitë konkrete që kemi planifikuar, përfshirë edhe ato në sektorin e sigurisë ku roli i gruas duhet të rritet dhe fuqizohet, bëj thirrje që të përfshiheni dhe të jeni pjesë e tyre për të çuar së bashku objektivat e garantimit të sigurisë, ligjshmërisë dhe barazisë drejt realizimit.
Faleminderit për kontributin e vazhdueshëm dhe gëzuar Dita Ndërkombëtare e Gruas!
Rruga Press