KryesoreLajme

Sveçla përgëzon Policinë për aksionin ku u sekuestruan mbi 10 kg kokainë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar Policinë e Kosovës për aksionin e që rezultoi me sekuestrimin e mbi 10 kilogramëve substancë narkotike kokainë në vlerë 450 mijë eurosh.
Sveçla, në një postim në Facebook, ka shkruar se aktiviteti policor për luftimin e krimit do të jenë të pandalshme dhe të gjithë pa dallim do të sillen para ligjit

“Përgëzoj Policinë e Kosovës për aksionin e suksesshëm që rezultoi me sekuestrimin e mbi 10 kilogramëve substancë narkotike kokainë në vlerë 450 mijë euro, 1445 eurove, 8970 dinarëve, dy telefonave celularë, 17 kartelave grafike për prodhimin e kriptovalutave, si dhe me arrestimin e të dyshuarit i cili rezulton të jetë i përfshirë në aktivitete te shumta kriminale”, ka shkruar Sveçla, duke  theksuar se aktivitetet policore në luftimin e krimeve pavarësisht llojit të krimit, por edhe përkatësisë nacionale do të jenë të pandalshme dhe të gjithë pa dallim do të sillen para ligjit.

Lexo më shumë  Konjufca takon homologun malazez, flasin për rritje të bashkëpunimit

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas angazhimeve operative dhe hetimore në terren në koordinim me institucionet kompetente, të hënën në rrugën magjistrale Fushë Kosovë-Prishtinë, ka ndaluar një veturë të dyshuar për trafikim me substanca narkotike.

Rruga Press

YouTube player