Lajme

Sveçla: Patentat e shoferëve që janë të lëshuara në Kosovë mund të konvertohen, që të vlejnë dhe në Gjermani

Ministri i Punëve të brendshme, Xhelal Sveçla, ishte në një vizitë dyditore në Berln, ku nënshkroi një marrëveshje dypalëshe me Gjermaninë për patent shoferët.

Sveçla në një intervistë për Deutsche Welle ka treguar për procedurat se si pjesëtarët e diasporës sonë, të cilët jetojnë dhe punojnë në Gjermani dhe kanë marrë më herët patentët e shoferit të Kosovës, do të mund ta konvertojnë atë në një patent shoferi të vlefshëm të shtetit gjerman.

Deutsche Welle: Cila qe vlera e kësaj marrëveshjeje për njohjen reciproke të patentave mes Gjermanisë dhe Kosovës?

Sveçla: Me këtë marrëveshje të gjithë pjesëtarët e diasporës sonë, të cilët jetojnë dhe punojnë në Gjermani dhe kanë marrë më herët patentët e shoferit të Kosovës, do të mund ta konvertojnë atë në një patentë shoferi të vlefshme të shtetit gjerman; por edhe shtetasit gjermanë, të cilët jetojnë në Kosovë, do të mund ta konvertojnë patentën e tyre gjermane në atë të Kosovës. Nga sot të gjitha konsullatat e Kosovës në Gjermani janë në gjendje të pajisin të gjithë shtetasit tanë apo bashkëkombasit tanë, të cilët jetojnë në Gjermani, me vërtetime të duhura se ata i kanë kaluar provimet në shtetin e Kosovës dhe janë të pajisur me një patentë shoferi të vlefshme të shtetit të Kosovës.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti në Graçanicë ua dorëzon çelësat e banesave 56 familjeve të komunitetit joshumicë

Deutsche Welle: Një pyetje në lidhje me zyrtarët policorë serbë që kanë marrë pjesë në takimin me Vuçiçin në Beograd. Si do të procedohet në vazhdimësi me ta?

Sveçla: Janë një numër i zyrtarëve policorë, të cilët kanë marrë pjesë në Mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Serbisë me presidentin e Serbisë. Ata janë pjesë e hetimit nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe i takon këtij institucioni që të marrë vendimet adekuate në një afat sa më të shkurtër.

Deutsche WelleA mendoni ju, si ministër i Brendshëm, se një veprim i tillë nga ana e tyre paraqet rrezik për sigurinë e shtetit të Kosovës?

Sveçla: Patjetër që ky veprim i tyre është absolutisht i paranueshëm; është i papranueshëm edhe në aspektin formal edhe në aspektin politik, por edhe në aspektin e cenimit të sigurisë së vendit. Siç e thashë më herët, janë institucionet meritore të cilat janë duke bërë hetimet e nevojshme, të cilat do të bëjnë rekomandimet e duhura, në mënyrë që edhe ne të ndërmarrim vendimet tona meritore.

Lexo më shumë  Osmani takohet me zv/presidentin e MCC-së, e falënderon për grantin 200 milionësh për energji

Deutsche Welle: A ekziston njëfarë rreziku, që Kosova të përfshihet ose të provokohet si pasojë e luftës së Ukrainës?

Sveçla: Si institucione ne po punojmë në vazhdimësi që, çfarëdo impakti negativ që kjo luftë mund të ketë në Kosovë, të parandalohet e, po qese ndodh ndonjë gjë, të tejkalohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Jemi në krye të detyrës dhe besoj se do t’i përgjigjemi çafrëdo lloj situate.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *