KryesoreLajme

Sveçla njofton se janë rihapur për qarkullim pikat kufitare në Merdar dhe Bërnjak

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se janë rihapur për qarkullim të plotë pikëkalimet kufitare me Serbinë, në Merdar e Bërnjak.

Siç ka shkruar në Facebook, ministri i Brendshëm, në anën e Serbisë janë larguar bllokadat e krijuara një ditë më parë.

“Pas pranimit të njoftimeve se tashmë janë larguar bllokadat e krijuara nga ekstremistë të maskuar që kanë qenë të vendosura dje në territorin e Serbisë dhe duke parë se nuk ka ndonjë pengesë për qarkullim nga dhe drejt pikave kufitare të Republikës së Kosovës, morëm vendimin për hapjen për qarkullim të pikave kufitare Merdarë dhe Bërnjak. Rend dhe ligj, paqe e siguri, cep më cep e në çdo kufi të Republikës tonë”, ka shkruar ai.

Lexo më shumë  Haxhiu mirëpret aktakuzën për sulmin terrorist në Banjskë: Serbisë t’i bëhet presion që t’i dorëzojë kriminelët

Për dallim nga këto dy pikëkalimet kufitare, ajo në Jarinjë ka qenë e hapur që nga mëngjesi i së shtunës, siç ka njoftuar Policia.

Rruga Press

YouTube player