KryesoreLajme

Sveçla në terren: Situata stabile, po e vëzhgojmë gjendjen nga afër

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas situatës së rënduar nga reshjet e shiut ka qëndruar në Malishevë për të parë nga afër gjendjen në këtë zonë. Ai ka thënë se për momentin situata është nën kontroll dhe nga zonat më të rrezikuara janë evakuuar banorët.

“Momentalisht gjendemi në fshatin Mirushë të Malishevës, ku po bëjmë inspektimin lidhur me situatën pas vërshimeve këtu por edhe gjithandej Republikës së Kosovës. Situata është stabile e përkundër vështirësive ekipet e ngarkuara për të menaxhuar situatën po ia dalin me sukses. Ekipet po ballafaqohen me këtë dukuri. Një pjesë e banorëve tashmë janë evakuuar, pra nuk ka dëme në njerëz, nuk ka dëme të mëdha as nëpër shtëpitë dhe lokalitetet e ndryshme. Jemi duke e vëzhguar situatën nga afër”, tha Sveçla në një video të publikuar në Facebook.

Lexo më shumë  Bislimi: Është për keqardhje se sa lehtë krijohen dhe shpërndahen dezinformata nga disa portale në Kosovë

Ai tha se institucionet janë të angazhuara në të gjitha zonat e prekura, me qëllim të menaxhimit të situatës dhe ofrimit të ndihmës së nevojshme për qytetarët.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve për kujdes të shtuar dhe bashkëpunim me institucionet përgjegjëse për çdo rast nevoje. Numrat emergjentë janë të qasshëm në çdo kohë: 112 – Qendra e thirrjeve emergjente; 192 – Policia e Kosovës; 193 – Zjarrfikësit; 194 – Ndihma e shpejtë”, ka shtuar Sveçla.

Lexo më shumë  Kurti: Situata nga vërshimet është nën kontroll, institucionet në gatishmëri të plotë
YouTube player