KryesoreLajme

Sveçla në Samitin për Digjitalizim në Estoni: Siguria Kibernetike si Prioritet për Ballkanin Perëndimor

Me ftesë të Ministres për Drejtësi dhe Digjitalizim të Estonisë, Liisa-Ly Pakosta, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, mori pjesë në Samitin për Digjitalizim që u mbajt në Tallin për dy ditë radhazi.

Në kuadër të këtij Samiti, ministri ishte pjesë e panelit “Siguria Kibernetike si një mundësi për zhvillim”, ku theksoi fillimisht sfidat globale të sigurisë, duke përfshirë edhe sulmet kibernetike që cënojnë drejtpërdrejtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Lexo më shumë  Dita e rinisë, pa të rinj/ Në Shqipëri për 13 vite të rinjt tkurren me 45%, nga emigracioni i lartë

Sveçla prezantoi progresin e arritur nga Qeveria e Kosovës, si në aspektin strategjik dhe legjislativ, ashtu edhe në atë të investimit të vazhdueshëm për ngritjen e kapaciteteve logjistike dhe njerëzore në fushën e sigurisë kibernetike.

Gjatë qëndrimit të tij u prit nga Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme të Estonisë, Krista Aas, me të cilën diskutoi për situatën e sigurisë dhe rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Estonisë.

Lexo më shumë  Garancitë e sigurisë/ Zelensky: Plani për paqe i SHBA-së kërkon diskutim më të gjerë

Ai  falënderoi Aas për mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, veçanërisht në fushën e sigurisë kibernetike dhe Akademisë për Siguri Publike.

Rruga Press

YouTube player