KryesoreLajme

Sveçla në Bruksel: Kosova shembull në riatdhesim dhe riintegrim, kërkon partneritete më të forta për sigurinë globale

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka marrë pjesë në takimin e 23-të të Bordit të GCERF-it në Bruksel, ku së bashku me partnerët ndërkombëtarë është diskutuar për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe forcimin e sigurisë kolektive.

Sveçla ka thënë se në këtë forum ka prezantuar përvojën e Kosovës në rikthimin, rehabilitimin dhe riintegrimin e shtetasve të kthyer nga zonat e konfliktit, duke theksuar se vendi ka treguar “lidership dhe rezultate të prekshme”, veçanërisht në mbrojtjen e grave dhe fëmijëve.

Lexo më shumë  Shpërthen skandali në NATO, kontraktori izraelit i Edi Ramës pezullohet për korrupsion; lëshohet urdhër-arrest ndërkombëtar

Ai ka theksuar para pjesëmarrësve se sfidat e sigurisë po evoluojnë vazhdimisht dhe kërkojnë angazhim të qëndrueshëm, bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional dhe partneritete të fuqishme ndërkombëtare. Në këtë drejtim, ministri vlerësoi lart bashkëpunimin me GCERF-in dhe mbështetjen e aleatëve të Kosovës.

Sveçla rikujtoi se vullneti politik i institucioneve të vendit ka qenë çelësi i suksesit në riatdhesimin dhe riintegrimin e 123 shtetasve të Kosovës nga veriu i Sirisë, proces për të cilin tha se është udhëhequr me përgjegjësi dhe duke pasur në fokus sigurinë dhe të ardhmen e qytetarëve.

Gjatë konferencës për media të organizuar nga GCERF-i, ai prezantoi edhe arritjet e Kosovës që, sipas tij, janë reflektuar pozitivisht në raportet ndërkombëtare kredibile.

Sveçla shtoi se Kosova do të vazhdojë të kontribuojë në iniciativat globale të sigurisë dhe të mbetet shembull i praktikave të mira në rajon. Sipas tij, përkushtimi i institucioneve mbetet i qartë: “të mbrojmë qytetarët dhe të ndërtojmë një të ardhme më të sigurt për të gjithë.”

YouTube player