KryesoreLajme

Sveçla kërkon të sillen para drejtësisë përgjegjësit për plagosjen e policit në Zllakuqan

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka kërkuar që sa më shpejt të sillen para drejtësisë përgjegjësit për plagosjen e policit në Kishën e Zllakuqanit. 

Sveçla ka thënë se polici Januz Veselaj ishte plagosur gjatë tentim vjedhjes, ndërsa pas tretmanit në QKUK ai është liruar për në shtëpi. Plagosja ndodhi në orët e hershme të së enjtes. 

“Gjatë reagimit në një tentim vjedhje në Kishën e Zllakuqanit në mëngjesin e sotëm, gjatë shkëmbimit të zjarrit me personat e dyshimtë është plagosur pjesëtari i Policisë së Kosovës Januz Veselaj. Përgëzoj zyrtarët policor për përgjigjen e shpejtë në rast pas marrjes së informatës dhe zyrtarin Januz Veselaj për reagimin profesional përkundër rrezikimit të jetës së tij.  Nga Drejtori i Policisë jam njoftuar se zyrtari Veselaj pas tretmanit të nevojshëm në QKUK është liruar për në shtëpi. I uroj shërim dhe kthim të shpejtë në detyrë. Kërkoj nga njësitet përkatëse zbardhjen sa më të shpejtë të këtij rasti dhe sjelljen e kriminelëve para drejtësisë. Kushdo që në çfarëdo forme tenton të cenojë jetën apo pronën e qytetarëve tanë dhe shtetit tonë do të ballafaqohet me forcën e ligjit”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Lexo më shumë  Sukses historik i Deçiqit, katër skuadra shqiptare në Champions
YouTube player