KryesoreLajme

Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

Grupi punues ka nisur të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë  dhe shton se për mbi tre vjet ata janë udhëhequr me këtë parim.

‘Brenda këtij mandati kemi dëshmuar se askush nuk është mbi ligjin dhe me këtë qasje do të vazhdojmë tutje’, thotë tutje ministri.

Lexo më shumë  Tre inspektorët e ATK-së të arrestuar për ryshfet mbështetës të PDK-së, foto me ish-ministra dhe deputetë të PDK-së

“Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë dhe prej më shumë se tri vitesh jemi udhëhequr nga ky parim të cilin gjithmonë e kemi mbështetur zëshëm. Brenda këtij mandati kemi dëshmuar se askush nuk është mbi ligjin dhe me këtë qasje do të vazhdojmë tutje. Sot filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar. Ky grup punues që përbëhet nga mekanizmat e sigurisë, drejtësisë e partnerët tanë ndërkombëtar, bazuar mbi themele të qarta të vizionit tonë, do të hartojë Strategjinë e cila do të jetë udhëzues për institucionet që garantojnë sundimin e ligjit për të gjithë pa dallim”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Lexo më shumë  Osmani takoi ambasadorin turk, i kërkoi mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

“Mbështetja ime për institucionet tona nuk ka munguar dhe nuk do të mungojë asnjëherë në këtë betejë të përditshme por të domosdoshme, për një Republikë të sigurt e me të ardhme prosperuese”.

Rruga Press

YouTube player