Lajme

Sveçla e Bislimi festojnë 28 Nëntorin në veri të Kosovës

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla bashkë me zv/kryeministri Besnik Bislimi e zyrtarë të tjerë të Qeverisë së Kosovës kanë qëndruar të hënën në veri të Mitrovicës.

Të njëjtit janë bashkuar rreth një tavoline me ushqim e pije, bashkë me zyrtarët policor të cilët vazhdojnë të kryejnë detyrat e deri në veri të Kosovës.

Lexo më shumë  Kosova, në mesin e 80 vendeve që mbështetën integritetin territorial të Ukrainës

“Me fli të përgatitur nga një nënë nga Llapi e një vajzë nga Istogu, u bashkuam rreth sofrës për të festuar bashkë festën e 28 Nëntorit me zyrtarë policor të cilët me vullnet, profesionalizëm e përkushtim po kryejnë detyrat e tyre në veri të vendit tonë. Me zemërbardhësinë e popullit tonë dhe vendosmërinë e të gjithë zyrtarëve shtetëror, rrugëtimi ynë është i pandalshëm. Gëzuar festën!”, ka shkruar Sveçla.

Lexo më shumë  Nënoficerja e FSK-së, Shpresa Gashi diplomon në Akademinë e Nënoficerëve në ShBA

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *