KryesoreLajme

Sveçla demanton Ismailin: Dy premtime, dy mashtrime – transporti publik u shtrenjtua, ndërsa sheshi “Xhorxh Bush” nuk u hap

Shefi i grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka demantuar përfaqësuesit e PDK-së në kryeqytet dhe kandidatin e kësaj partie për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, për mosrealizim të premtimeve të bëra gjatë fushatës.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka deklaruar se dy prej premtimeve kryesore të Ismailit, transporti publik falas dhe hapja e sheshit “Xhorxh Bush”, kanë marrë, sipas tij, drejtim të kundërt pas ardhjes së PDK-së në pushtetin lokal.

Lexo më shumë  Shteti në duart e Belinda Ballukut, pas dështimit për t’u bërë gjyqtare, motra e saj pritet të emërohet në krye të ASD-së

“Uran Ismaili, para disa muajsh, premtonte transport publik falas për qytetarët e Prishtinës. Sot, me PDK-në si subjekti me më së shumti pushtet në Prishtinë, dhe në krye të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, nuk kemi transport falas. Përkundrazi, kemi gati dyfishim të çmimit të biletës”, ka shkruar Sveçla.

Ai ka përmendur edhe çështjen e sheshit “Xhorxh Bush”, duke pretenduar se premtimi për hapjen e tij nuk është realizuar.

“Gjithashtu z. Ismaili premtonte edhe hapjen e sheshit ‘Xhorxh Bush’. Kohë më parë, PDK-ja votoi buxhetin për vazhdimin e ndërtimit të atij sheshi”, ka shtuar ai.

Lexo më shumë  20 mln euro për mirëmbajtjen/ “Tigrat” e Vlorës vijojnë të ‘gllabërojnë’ buxhetin, KESH hap procedurën e tenderit për TEC-et lundrues

Sipas Sveçlës, këto zhvillime tregojnë se premtimet e dhëna gjatë fushatës nuk janë përmbushur.

“Dy nga premtimet kryesore të fushatës, veç për disa muaj në qeverisje, kanë marrë drejtim krejtësisht të kundërt. U dëshmua se për Uranin premtimet zgjasin vetëm deri në ditën kur vjen në pushtet”, ka deklaruar Sveçla.

YouTube player