Lajme

​Sveçla bisedon me Johansson, kërkon heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla zhvilloi sot një takim virtual me komisionaren evropiane për Punë të Brendshme Ylva Johansson, të cilën e informoi mbi arritjet e ministrisë që ai drejton.

Sveçla gjatë këtij takimi ritheksoi edhe nevojën imediate të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, në mënyrë që të kenë të drejtën e lëvizjes së lirë në shtetet evropiane.

Lexo më shumë  Rashiq mohon se komisionerët e partisë së tij në Leposaviq e Zubin-Potok janë tërhequr

“Johannson përgëzoi angazhimin tonë në luftimin e krimit, korrupsionit dhe veprimtarive ilegale që cenojnë sigurinë e qytetarëve tanë dhe rikonfirmoi mbështetjen për liberalizimin e vizave për vendin tonë.

U dakorduam për bashkëpunim të mëtutjeshëm në ofrimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend dhe në rajon”, shkruan Sveçla në Facebook.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *