Lajme

Sveçla – Beogradit: Tërhiqu nga dëshira për eskalim në vendin tonë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i ka bërë thirrje Beorgadit që të heqë dorë nga tentativat për eskalim në Kosovë. Ai ka thirrur edhe bashkësinë ndërkombëtare që të reagojë kundër veprimeve të Serbisë.

“I bëjmë thirrje Beogradit të tërhiqet nga këto akte kriminale e tash edhe terroriste dhe të ndalojë tentativat dhe dëshirën për eskalim në vendin tonë,. I bëjmë thirrje faktorin ndërkombëtar të reagojë ashpër ndaj këtyre ngjarjeve dhe të dënoj sjelljen e dhunshme e terroriste të Serbisë ndaj Kosovës. Qytetarëve u bëjmë thirrje të informohen nga kanalet zyrtare dhe të mos bien pre e dezinformatave”, ka thënë ai në konferencën e jashtëzakonshme për media pas gjetjes së një sasie të madhe armatimi në Zveçan një ditë më parë.

Lexo më shumë  Kievi thotë se ka kryer sulmin më të madh ndaj Rusisë që nga fillimi i luftës

Sveçla ka deklaruar se do të kërkojë që organizata “Severna Brigada” të shpallet terroriste.

“Ditëve në vijim do kërkoj nga Qeveria që organizatat, mbrojtja civile dhe Severna Brigada të shpallen organizata terroriste me çka lufta ndaj tyre do jetë edhe më efikase”.

Rruga Press

YouTube player