Lajme

Sveçla/ 3 marrëveshje mes Ministrive të Brendshme

Në postimin e tij në facebook, Ministri I Punëve të Brenshme Xhelal Sveçla, ka postuar marrëveshjet e firmosura sot midis dy qeverive.

Postimi në facebook:

Në prag të shënimit të 109 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në mbledhjen e dy qeverive, finalizuam me nënshkrim 3 marrëveshje mes Ministrive të Brendshme të dy vendeve tona. Këto marrëveshje janë rezultat i një vullneti e një përkushtimi të madh të dy Ministrive dhe ekipeve punuese me një qëllim të vetëm: lehtësimin e jetës dhe veprimtarisë së qytetarëve tanë nga dy anët e kufirit. Marrëveshjet janë konkrete dhe padyshim e kemi arritur qëllimin kryesor.

Lexo më shumë  PZAP-ja me vendim skandaloz, anulon vendimi i KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe


Banorët e brezit kufitar 30km nga të dyja vendet do të lëvizin lirshëm drejt njëra tjetrës. Lëvizja e lirë do të lehtësojë jetën e banorëve të brezit kufitar të cilët kanë lidhje familjare, ekonomike e arsimore mes vete.
Shtetasit e Republikës së Shqipërisë do të marrin leje qëndrimin e përkohshëm në Republikën e Kosovës vetëm me një dokument identifikimi dhe me një dëshmi të adresës së banimit. Të gjitha kriteret tjera i kemi larguar dhe leje qëndrimi tashmë do të jetë i vlefshëm për 5 vite.


Pika kufitare Krushevë-Shishtavec do të kalojë nga kategoria C në B. Objekti tashmë është gati të fillojë punën 24/7 dhe përveç kalimeve të banorëve të atyre zonave, do të jetë kalim kufitar edhe për turistë e qytetarë nga të gjitha vendet.


Sigurisht me intensitetin e tanishëm do të kemi rezultate të frytshme e marrëveshje konkrete, jo domosdoshmërisht deri në Nëntorin e ardhshëm. Kemi vullnet e gadishmëri që sfidat e barrierat ti eliminojmë që sukseset ti kemi të garantuara bashkë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *