Sport

Surprizë e mirë për Armando Brojën, trajneri i Chelsea e grumbullon për finalen e Superkupës Evropiane

Armando Broja është duke fituar dita ditës besimin e plotë të trajnerit Tuchel.

Edhe pse së fundmi është përfolur për një huazim të mundshëm drejt Serisë A, ekziston mundësi që të kemi ndonjë surprizë dhe 19-vjeçari të mbetet pjesë e kampionëve të Champions-it, duke pritur shansin e madh.

Klubi londinez ka publikuar listën e lojtarëve që janë thirrur nga trajneri Tuchel për finalen e rëndësishme të Superkupës së Europës ndaj Vijarelait, fituesit të Ligës së Europës, që do të luhet në 11 gusht.

Pakkush e priste, por Armando Broja gjendet në të.

Përveç shqiptarit, në listë ndodhen edhe vetëm dy futbollistë të tjerë të rinj, bëhet fjalë për Tino Anjorin dhe Ethan Ampadu.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *