Lajme

Superskandali/ Dalin sheshit (emër për emër) rrogat e mbi 600 mijë shqiptarëve

Një tjetër superskandal i rrjedhjes të të dhënave personale në rrjet po qarkullon deri në banalizim sot në rrjetet sociale.

Këtë herë nuk është më fjala për të dhënat preferenciale të patronazhistëve socialistë që u përdorën për zgjedhjet e 25 prillit po për të gjitha pagat e sektorit privat dhe shtetëror në Shqipëri. në dokumentin që qarkullon në programin Exel dhe të cilin Lapsi.al e ka parë janë numrat e kartave të identitetit, emrat e personave, numri personal, qendra e punës ku punojnë funksioni që kryejnë dhe paga qe marrin. Ashtu sikurse duket edhe në sfondin e fotos që ne kemi botuar (duke i hequr emrat) lista është renditur nga pagat më të larta deri tek ato më të ulëta. Aty gjenden drejtorë bankash, Ceo të kompanive të mëdha por edhe punonjës shtetërorë që nga presidenca e deri tek selitë e huaja diplomatike në vend.

Ndonëse Lapsi.al u njoh me këtë dokument që dje, ne bëmë verifikeimet tona për tu bindur për vërtetësinë e kësaj liste. Ato përputhen tërësisht me pagat që disa bisnese private japin realisht. Pra nga ato të dhëna që ne testuam lista rezulton të jetë e vërtetë, gjë që tregon se ajo ka dalë vetëm nga një institucion shtetëror që ligji e detyron për ruajtjen e të dhënave personale.

“Kjo është një goditje shumë e madhe për biznesin tonë- tha për Lapsi.al një administrator i një kompanie të madhe që e ka qendërën në një kryeqytet Europian. Unë informava eprorët e mij dhe ata janë të skandalizuar se si mund të ndodh kjo. Një rrejedhe e tillë fut konfliktet brenda kompanisë por eksopzon dhe menaxherët tanë që kanë rroga të konsiderueshme ndaj shantazheve të bandave kriminale. Jam krejtësisht pa fjalë”.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

“Unë e kontrollova në kompaninë time tha një drejtuesi i një biznesi privat. Lista është fiks ajo e pagave te janarit 2021. Në të më rrezultojnë njerëzit që kam shtuar në punë në këtë muaj dhe nuk janë ata që janë larguar më parë” konfirmoi ai. Pra lista është ajo e tre muaj para zgjedhjeve që dyshohet se është nxjerrë për nevojat e patronazhistëve.

Gjatë gjithë ditës së sotme lista me mbi 600 mije persona eshtë shpërndarë privatisht përmes rrjeteve sociale dhe dyshohet se burimi i saj fillestar është Drejtoria e Tatimeve. Një specialist t sistemit tatimor në Shqipëri që pyeti Lapsi.al thotë: “Të dyshuarit kryesor janë në drejtorinë e tatimeve. Po të shohësht databazën aty ka një element thelbësor. Në kolonën ku shfaqen qytetet ka një specifikim “DTM”. Në gjuhën profesionale të tatimeve ashtu përshkruhet drejtoria e tatimpaguesve të mëdhenj, pra ajo që ne i dhemi drejtoria e VIP-ave. Duket që baza e këtij dokumenti është aty. Por dua të theksoj se ky nuk është një dokument zyrtar. Ai është i organizuar sipas interesit të atij që i është dashur ta përdorë. Se në shtet nuk ekziston asnjë dokument që të nisë nga paga më e lartë tek ajo më e ulët”.

Pra të dyshuarit kryesorë janë në drejtorinë e tatimeve dhe në AKSH i cili u akuzua edhe për nxjerrjen e të dhënave personale për tu përdorur nga PS në zgjedhje.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

Pas shpërthimit të këtij skandali Prokuroria e Tiranës njoftoi thatë se ka nisur një proces verifikimi në lidhje me publikimin e të dhënave për pagesat mujore. Verifikimi thuhet se ka nisur pasi një grup qytetarësh i janë drejtuar me ankesë Prokurorisë së Tiranës.

“U njoha nga mediat për daljen në publik, të një liste me të dhënat sensitive personale të 637,138 qytetarëve të punësuar, në shkelje flagrante të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor, të ligjeve dhe të Kushtetutës, një rast paligjshmërie i përsëritur, pas skandalit të patronazhistëve” reagoi presidenti i republikës duke shtuar: I bëj thirrje agjencive ligjzbatuese dhe të ndjekjes penale, të vihen menjëherë në lëvizje, të nisin verifikimet dhe hetimet, të faktojnë këtë veprimtari të përsëritur të paligjshmërisë, duke marrë pa vonesë masat e nevojshme për të garantuar mbrojtjen e të dhënave personale dhe vënien përpara përgjegjësisë të autorëve”. Ndërsa PD zyrtare e etiketoi atë si pjesë e skemës të patronazhistëve. “Sot çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë duhet t’i kërkojë Edi Ramës të japë dorëheqjen. Të dhënat e tyre personale, paga e tyre ka rënë në duart e keqbërësve dhe për këtë përgjegjës është vetëm Edi Rama me etjen e pangopur për pushtet. Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi për këtë skandal të përmasave të jashtëzakonshme! Si mbrojtësi dhe frymëzuesi kryesor i skemës së paligjshme të patronazhimit për blerjen e pushtetit, qeveria e tij ka ekspozuar ndaj kujtdo të dhënat e qytetarëve, përfshi pagën dhe vendin e tyre të punës” tha nënkryetari Enkeled Alibeaj. /Lapsi.al

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *