Super Bajrami, shkëlqen fantazisti kuqezi, por Milan thyen Empolin
Milan nuk gabon, thyen Empolin në transfertë me “poker” golash duke mbajtur ritmin e Inter, me zikaltërit që mbeten në krye, plus katër në raport me kuqezinjtë. I vetmi që i bërë oponencë ekipit të Piolit ishte Nedim Bajrami. Fantazisti kuqezi zhvilloi një ndeshje fantastike, realizoi një gol shumë të bukur, goditi traversën, fitoi dhe një penallti, praktikisht bëri gjithçka, por sërish nuk ishte mjaftueshëm për ti dhuruar ekipit të tij qoftë dhe një pikë. Bajrami ishte dhe lojtari më i vlerësuar në radhët e Empolit, nota 7.
Milan i falet Kessie në pjesën e parë me mesfushorin që realizoi dy herë, fillimisht në minutën e 12-të, ndërsa 6 minuta më pas ishte Bajrami që rikthye baraspeshën me një goditje të bukur. Në fundin e pjesës së parë, Kessie kaloi edhe një herë Milan në avantazh.
Me fillimin e pjesës së dytë, Bajrami goditi traversën përpara se Florenzi të ekzekutonte saktë një goditje dënimi duke dërguar shifrat në 1-3. Në të 68-tën ishte Theo Hernandez që mbylli llogaritë duke realizuar edhe golin e katërt për “djallin”. Në fund, në minutën e 84-ët, Bajrami nga goditja e këndit, hodhi një top në zonë duke fituar një penallti për Empolin për prekje të topit me dorë. Pinamonti u tregua u saktë nga 11 metra distancë duke sigluar shifrat përfundimtare në 2-4.
Rruga Press