Lajme

Mafia ‘Bankers’ dhe piramida ‘Kurum’ paga të çmendura, si shfrytëzojnë pasuritë tona dhe nuk paguajnë taksa, ndajnë paratë për rroga milionere. SPAK-u hesht!

Skandali i publikimit të listës me mbi 630 mijë paga ka nxjerrë në pah një skandal edhe më të rëndë në sytë e shqiptarëve, që është vjedhja e pasurive publike të shqiptarëve nga kompanitë mafioze koncesionare të naftës, hekurit, kromit, ilaçeve, sigurimeve etj., të cilat janë edhe lavratiçja më e madhe e pastrimit të parave dhe mashtrimit në Shqipëri. Zbulimi i listave të pagave, pavarësisht shkeljes së të dhënave sensitive, është ndoshta ngjarja më e rëndësishme që ka ndodhur në Shqipëri vitet e fundit.

Lista tregon edhe një herë se si kompanitë e huaja kanë kapur shtetin e korruptuar shqiptar, shfrytëzojnë pasuritë tona natyrore, shmangin taksat me bilance të rreme, ndërsa grushti i drejtuesve të tyre i ka vendosur vetës paga marramendëse.

Sot po ndalemi tek kompania naftëxjerrëse, grabitqare dhe me natyrë mafioze “Bankers Petroleum” si dhe tek ‘piramida’ e hekurit Kurum. “Bankers Petroleum”, prej 16 vitesh grabit pasurinë nëntokësore të shqiptarëve, në bashkëpunim me kupolën politike mafioze të Tiranës, ndërsa paratë i çon me thasë në parajsa fiskale.

Lexo më shumë  Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç në raport me popullsinë në dekadën e fundit

Për 16 vite “Bankers Petroleum” ka vjedhur mbi 3 miliardë euro, duke manipuluar çdo vit bilancet, falsifikuar investimet dhe shpenzimet, për të shmangur derdhjen e taksave në buxhetin e shtetit.

“Bankers Petroleum” ka blerë gjyqtarë, prokurorë, politikanë, pushtetarë etj., për t’i shpëtuar ndëshkimit.

Kompania më e madhe e hekurit në Turqi, ‘Kurum Demir’ ka fshehur procedurat e falimentimit, duke u përfshirë në një skandal të madh financiar ndërkombëtar dhe tjetërsim të paligjshëm të aseteve për t’i shpëtuar sekuestrimit. Pjesë e këtij skandali është edhe dega në Shqipëri, “Kurum International SHA’, që vijon falsifikimet, mashtrimet dhe aferat, ashtu si “Bankers Petroleum”. Për llogari të mashtrimit të kompanisë mëmë në Turqi, ‘Kurum’ në Shqipëri ka mashtruar me bilance të rreme 5 banka të nivelit të dytë në vendin tonë, duke u marrë 210 milionë euro kredi.

Lexo më shumë  Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Publikimi i listës së pagave tregon rrogat marramendëse që drejtuesit e këtyre dy kompanive grabitqare i kanë vendosur vetes. Pagat e drejtuesve të Bankers në Shqipëri variojnë nga 25 milionë deri në 33 milionë lekë në muaj, një shumë kjo jashtë çdo realiteti. Pra një drejtues i Bankers, pa llogaritur dietat, merr rreth 400 mijë USD pagë në vit. Ndërsa tek Kurum, vetëm një këshilltar e ka pagën 8 mijë USD në muaj, edhe pse Turqia nuk shquhet për paga të larta, por në Shqipëri kanë gjetur shesh për të bërë përshesh nën pushtetin e Edi Ramës. Ndërsa ka marrë 210 milionë euro kredi për llogari të mashtrimit të madh të Kurum në Turqi, Kurum në Shqipëri, ndan superpaga dhe noton në paratë që nxjerrë në Shqipëri./Pamfleti

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *