Sport

Sulmuesi shqiptar shkëlqen në fanellën e Chelseat, shënon supergol

Sulmuesi kuqezi, Armando Broja ka gjetur golin e parë me fanellën e Chelseat.

Futbollisti shqiptar është thirrur nga tekniku kampion i Europës, Thomas Tuchel. Kështu lojtari i Kombëtares zhvilloi ndeshjen e parë në miqësoren me Peterborough.

Kjo miqësore “sekrete” u zhvillua me dyer të mbyllura. Tuchel kishte vendosur që ta niste me Abraham në sulm ndërsa Armando Broja  enisi nga stoli, por sërish talenti shqiptar arriti që të linte përshtypje të mirë te trajneri.

Chelsea fitoi në shifrat 6-1, teksa rrjeta u tund nga ana e Abraham, Pulisic dhe me tripletën e Ziyech. Për të përmbyllur fitoren e thellë ka menduar Armando Broja që realizoi në pjesën e dytë pas aktivizimit të tij. Një tregues i qartë ky se futbollisti 19-vjeçar po vazhdon që të përmirësohet dhe shihet si zëvendësuesi ideal i Giroud.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *