Sport

Sulmuesi i Ajax hyn në historinë e Championsit dhe ndjek Ronaldon

Ajaksi ka fituar ndeshjen e pestë radhazi në Champions dhe ka siguruar kualifikimin për në raundin tjetër.

Një meritë për këtë ecuri fantastike ka dhe sulmuesi i ‘Harkëtarëve’, Sebastian Haler.

27-vjeçari ishte autori i dy golave të vetëm në sfidën kundër Beshiktashit.

Kjo bëri që Haler të shkonte në kuotën e 9 golave në 5 ndeshje në Champions këtë sezon Ai u bë lojtari i parë në historinë e Championsit që shënon kaq shumë gola në sezonin e tij debutues.

Lexo më shumë  Kombëtarja mbyll përgatitjet për sfidën me Bjellorusinë në Nations League

Sulmuesi parakaloi yllin e Dortmundit, Erling Haland. Gjithashtu ai mund të thyejë dhe rekordin e Ronaldos për golat na fazën e grupeve.

Portugezi mban rekordin me 11 gola në sezonin 2015-16. Haler ka dhe një ndeshje në dispozicion.

Këtë sezon sulmuesi ka qenë i papërmbajtshëm dhe ka shënuar 18 gola deri më tani në të gjitha kompeticionet.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kombëtarja mbyll përgatitjet për sfidën me Bjellorusinë në Nations League
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *