KryesoreLajme

Sulmoi policinë, kapet në Kroin e Vitakut – në shtëpinë e tij u gjetën mjete për prodhimin e kriptovalutave

Një person është arrestuar nga policia në lagjen Kroi i Vitakut, në Mitrovicën e Veriut.

Rastin e ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i policisë në veri, Veton Elshani.

Ai tha se 38 vjeçari, R.R dyshohet se kishte sulmuar zyrtarët policor dhe ata të KEDS-it derisa po vendosnin njehsorët e energjisë elektrike.

“Si pasojë e goditjes me mjet të fortë, njëri nga zyrtarët policor ka pranuar dhe tretman mjekësor. Të dyshuarit i cili është arrestuar i është bastisur shtëpia, ku dhe është gjetur sasi e konsiderueshme e mjeteve për prodhimin e kriptovalutave, të cilat janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminal doganor”, u shpreh Elshani.

Lexo më shumë  “Do e drogojmë Evropën”: Milionat e kokainës në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë

Elshani shtoi se gjatë bastisjeve në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur edhe konfiskuar shumë mjete për prodhimin e kriptovalutave.

“Mbi dyshime te bazuara dhe te arsyeshme njësitë policore kanë kryer bastisje në shtëpinë e personit ku kanë gjetur një sasi të konsiderueshme të mjeteve për prodhimin e kriptovalutave (RIGA) të cilat janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminalin doganor”.

Lexo më shumë  SPAK-u godet fort qeverinë Rama, del e-maili për vilën e Ballukut në Dhërmi: "Zemër, po të dërgoj fotot e Belës, që të kuptosh në ç’fazë është shtëpia. Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6. Në foton që kam bërë më afër me vilat ka vizatuar dhe ku do behet pishina. Më pëlqen shumë. Рuç"

“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të rastit, ku pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje për 48 orë”, tha Elshani.

YouTube player