Sulmohet një zyrtar policor në veri, i dyshuari tentoi ta godiste me veturë
Një zyrtar policor të martën e 19 dhjetorit është sulmuar nga një person i panjohur në veri të Mitrovicës.
Derisa zyrtari policor ishte në kryerje të detyrës, i dyshuari ka tentuar ta godiste atë me veturë dhe gjatë tentimit i njëjti ka goditur veturën e zyrtarit.
Në raportin e sotëm 24-orësh të Policisë ky rast është cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtar”, ndërsa bëhet e ditur se po vazhdon të hetohet ky rast.
“Ankuesi mashkull kosovar-zyrtar policor, ka informuar se deri sa ishte në kryerje të detyrës, një person i panjohur me veturë ka tentuar ta godas dhe gjatë tentimit ka goditur veturën zyrtar të PK-së. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.