KryesoreLajme

Heqja e imunitetit, Berisha: Sot jam më i fortë se kurrë, opozita nuk ndalet nga Rama dhe SKAPI i partisë

Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar vendimin e Kuvendit për heqjen e imunitetit të tij duke i hapur rrugën SPAK për të caktuar masën arrest shtëpie. Pranë protestuesve në selinë blu, Berisha komentoi përpara gazetarëve vendimin duke u shprehur se sot është më i fortë dhe më i vendosur se kurrë për të vijuar betejën me atë që ai e quan regjim të Ramës.  

“Jam pa imunitet, por më i fortë se kurrë. Më i vendosur se kurrë në mbrojtje të kauzës së drejtë të opozitës. Do të triumfojë. Kjo bandë që qëndron në pushtet do t’i ketë kohërat e numëruara. Rama do të përfundojë si gjyshi i tij Enver Hoxha.

Shqiptarët do të kenë qeveritarët dhe opozitën e tyre siç e meritojnë. Kjo histori është në zhvillim, por është më krenare pasi nuk mposhte nga agresioni dhe korrupsioni i pashembullt. Kam të gjithë energjinë për të mbrojtur të drejtat e shtetit ligjor. Gjithçka që është ndërmarrë ndaj meje është ilegjitime. Vendimet nga alfa te omega janë marrë si hakmarrje e mirëfilltë politike në shkelje të çdo parimi dhe ligji. Ju falënderoj për praninë tuaj, mirupafshim.”- tha Berisha

Pritet tashmë lëvizja e SPAK pasi mori autorizimin e Kuvendit për ish kryeministrin, ndërsa ky i fundit ka theksuar disa herë se nuk e njeh akuzën e SPAK dhe as vendimin e Parlamentit. Berisha thotë se ka bindjen se është një proces fals i inskenuar nga kryeministri Rama për t’i dhënë fund pluralizmit opozituar. Më vonë pritet edhe një tjetër konferencë tjetër e Berishës.

YouTube player