Bota

Sulmohet me dron nga Ukraina, përfshihet nga zjarri rafineria ruse e naftës

Një depo e madhe e naftës në Rusi është përfshirë nga zjarri pas sulmit me dron nga Ukraina.

Rezervuari me kapacitet prej 6 mijë metër kubik është përfshirë nga zjarri në qytetin Klintsky, 60 kilometra larg kufirit me Ukrainën.

Mbrojtja ajrore e Rusisë kishte shkatërruar dronin, por ka arritur të lëshojë bombat në depon e naftës.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Nuk është raportuar për të vrarë. E njëjta depo ishte bombarduar nga forcat ukrainase edhe në majin e vitit të kaluar.

Rruga Press

YouTube player