Bota

Sulmohet centrali bërthamor në Zaporizhzhia të Ukrainës – OKB-ja paralajmëron për një “incident të mundshëm bërthamor”

Një sulm i ri me dron në termocentralin e Zaporizhzhias në Ukrainë ka rritur rrezikun e një “incidenti të madh bërthamor”, ka paralajmëruar mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së.

Centrali gjigant bërthamor me gjashtë reaktorë ndodhet në vijën e parë të konfliktit Rusi-Ukrainë dhe është centrali më i madh në Evropë.

Rusia e akuzon Ukrainën për sulmin nga i cili mbetën të plagosur tre persona, por Ukraina e mohon të jetë e përfshirë, shkruan BBC.

Ndryshe, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike të OKB-së (IAEA) vazhdimisht ka paralajmëruar kundër sulmeve të tilla.

Lexo më shumë  Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit për shkak të bllokadës amerikane

E se ky sulm ishte “i pamatur” dhe një “përshkallëzim i rreziqeve të sigurisë bërthamore”, tha edhe kreu i IAEA, Rafeal Grossi.

Bëhet e ditur se ky central e ndaloi gjenerimin e energjisë në vitin 2022, por ka nevojë për furnizim të vazhdueshëm me energji elektrike për të ftohur një nga reaktorët e tij i cili nuk është plotësisht jashtë linje.

Edhe pse nuk pati dëme serioze dhe nivelet e rrezatimit ishin normale, IAEA paralajmëroi se “ky është një incident serioz”.

Lexo më shumë  Ukraina sulmon dy rafineri ruse dhe portin e Detit Baltik

“Kjo nuk duhet të ndodhë. Askush nuk do të përfitojë ose të ketë ndonjë avantazh politik ose ushtarak nga sulmet kundër objekteve bërthamore. Kjo është e ndaluar”, tha Grossi.

Si Rusia ashtu edhe Ukraina po e akuzojnë vazhdimisht njëra-tjetrën për bombardimin e centralit dhe rrezikimin e një incidenti të rëndë bërthamor.

YouTube player