Sulmohet ambasada shqiptare në Beograd
Ditën e djeshme është shënuar një incident pranë ambasadës shqiptare në Beograd. Një kalimtar ka hedhur një shashkë në oborrin e ambasadës, fatmirësisht aty nuk ka pasur njerëz.
Siç ka mësuar RrugaPress, në atë moment brenda në godinë ka qenë ambasadori Ilir Boçka dhe personeli i ambasadës.
Nuk janë shënuar dëme materiale dhe as në njerëz. Kjo ndodhi ndërsa dje serbët e veriut të Mitrovicës i pritën me sulme zyrtarët e Policisë së Kosovës, që ndodheshin aty në një aksion kundër kontrabandës.
Rruga Press