Lajme

Sulmi rus në uzinën e armëve në Gramsh, i ngjashëm me rastin në 2014 në bazën e Pashalimanit, lëvizjet e dyshimta

Rasti i sotëm në uzinën e armëve në Gramsh, nuk është i pari në vendin tonë, ku dyshimet janë se kanë qenë agjent rus. Në 14 tetor të vitit 2014-të tre shtetas rusë u ndaluan pranë bazës ushtarake të Pashalimanit, pasi dyshoheshin se ishin agjentë të FSB-së.

Ato janë prezantuar si gazetarë dhe se kishin ardhur në Shqipëri për të bërë një dokumentar për vendete anëtare të NATO-s. Asokohe dyshimet kanë qënë të forta se agjentët e FSB-së po mblidhnin informacion mbi të gjitha bazat ushtarake të vendeve të NATO-s.

Lexo më shumë  Tensionet para Ministrisë së Arsimit, policia hedh ujë me presion në drejtim të protestuesve

Kjo sepse agjentët rusë të maskuar si gazetar pasi iu janë kontrolluar dokumentacioni dhe pajisjet e tyre, është parë se ata kanë fotografuar tërë bazën ushtarake të Pashalimanit, edhe në vendet ku është i ndaluar fotografimi.

Në mesin e tyre ishte dhe Sergej Belous, një emër jo i panjohur në mediat ruse. Belous, një muaj para kësaj ngjarjeje ishte ndaluar në Kosovë, ndërsa rreth 3 vite më parë u raportua se ai ishte arrestuar nga autoritetet ukrainase.

Lexo më shumë  Kurti u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar

Prej asaj kohe, baza e Pashalimanit është vënë nën ruajtjen e Gardës së Republikës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *